Aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu në një rrëfim ndryshe ka zbuluar detaje interesante nga jeta personale, traumat familjare dhe karriera e tij si artist.
Në emisionin “Përballë’ në “Digitalb”, Bujar Asqeriu tregoi se ishte fëmija i dytë dhe se prindërit e tij kishin humbur fëmijën e parë.
Ai tregon se deri në klasë të parë dinte se kishte emrin Drini, por në gjendje civile ishte regjistruar me emrin e djalit të parë të familjes Asqeriu, i cili humbi jetën kur ishte 6 muajsh.
Bujar Asqeriu tregon se si e ka nisur karrierën si aktor. Ai shprehet se iu desh të ndërpriste shkollën për shkak se humbi nënën dhe babain, ndërkohë që tregon se mori mbështetje nga të afërmit e tij për të vijuar studimet.
Rolet që luante në filma tregon aktori i kanë dhënë impakt të gjerë, madje ai rrëfen dhe një episod që sipas tij u ndikua nga filmi “Jeta në duart e tjetrit”.
Sipas Bujar Asqeriut një mik i fëmijërisë pasi ka parë filmin e ka akuzuar se i ka ngacmuar bashkëshorten.
Ndërkohë që shton se reagime të shumta kishte dhe nga radhët e intelektualëve të kohës, të cilët i shpreheshin se ai duhej mbajtur larg shtëpive të tyre.
“Efektet e këtij filmi i mora në mënyrë të menjëhershme dhe këtu ne Kinostudio pati pëshpërima, por edhe miqtë e mijë, intelektual, me universitet me punë të mira, më thoshin mua; ti je i frikshëm. Ti s’duhesh futur në shtëpi! Po pse u thosha unë? Në asnjë mënyrë! Unë s’të fus në shtëpi. Kaq impakt goditës kishte doli tek miqtë e mijë.
Me një shokun time të fëmijërisë që në mënyrë të tmerrshme, unë isha me time shoqe, mu turr duke më thënë fjalë të lemerishme. Më ke ardhur në shtëpi me ke parë gruan nga këmbët. I thash: Po unë të kam shok, ne jemi rritur bashkë! Si mi thua këto fjalë. Po, po me tha- “Të zhdukeni me gjithë familje, të mos rrini më këtu! Të zhdukeni nga Vlora. Kaq traumatik ishte bërë ai film dhe ajo figurë për të’”- thekson Asqeriu.
TRAUMA FAMILJARE
Unë jam fëmija i dytë i prindërve të mijë, kam lindur në 13 gusht të vitit 1956 në Vlorë. Im atë kishte ardhur nga Gjirokastra dhe ishte zhvendosur në Vlorë në moshën 24-vjaçare dhe siç bëheshin atëherë krushqitë u njoh me nënë time e cila ishte nga një fshat pranë Vlorës që quhet Panaja.
Babai që punonte si shofer, ndërsa ime më nuk punoi në asnjë vend sepse ne u bëmë 5 fëmijë dhe na shërbente të pestëve.
Them fëmija i dytë sepse fëmija i parë që ishte dhe ai djalë, kur ishte 6 muajsh mamaja më thoshte që në të gdhirë e gjetëm të vdekur. Ai e kishte emrin Bujar dhe kur linda unë pas 3 vjetësh, shkuan në gjendjen civile për të më regjistruar donin të më vinin emrin Drini.
Nuk e di, por ai i gjendjes civile i tha që ç’është ky emër lumi; nuk lejohet nuk behet. Atëherë im atë tha do ti vëmë emrin e vëllait, por nga që ai kishte vdekur nuk më thërrisnin me emrin Bujar, por më thërrisnin me emrin Drini.
Kur shkova në klasën e parë kur më thërriti mësuesja me emrin Bujar Asqeriu, unë i thash po mua më quajnë Drini.
Im atë ishte shofer dhe shumë ditë mund të ishte larg shtëpisë. Mbaj mënd që ime më ishte një grua e qeshur, kurse babai vinte më i rëndë. Me mamanë bënim shaka dhe luanim gjithë kohës, ndërkohë që babai ishte i larguar. Mbaj mënd që kaq hijerënde ishte babai ndaj nesh sa që shpesh kur shkonim në kinema me klasën apo me shokët, shpesh i thosha mamasë: thuaji babait të më japë 10 lekë apo 20 lekë dhe të pres një biletë për kinema. Mamaja i thoshte babait se do ikin të shohin në film.
Në filmat e parë ne shikonim një botë që as mund ta imagjinonim, bota e madhe e kinemasë, ajo dritare që ishte shumë sugjestive. Sidomos mbaj mënd filmat që kishin tematikat e lashtësisë. Më bënin përshtypje ato vajzat e bukura të veshura hijshëm, ata burra të bukur muskuloz të veshur bukur. Ëndërroja që sikur të kisha dhe një shpatë dhe unë dhe bënim shpata dërrasë dhe luanim me njëri-tjetrin.
FILLIMI I KARRIERES
Në shkollën e mesme më angazhuan në ato shfaqet që bëheshin në Olimpiadat Teatrale kisha një vokal që atyre ju dukej shumë interesant! Gjithë ndjeshmëria ime, duke prekur ngjarje shumë të forta në jetë. Nga humbja e nënës, sëmundja e babait! Disa tronditje dhe disa rrethana familjare që ishin shumë dramatike, këto ndikuan në emocionet e mia.
Isha maturant kisha vendosur të studioja për inxhinieri mekanike me që shkolla ishte profesionale mekanike, ishte hera e parë dhe e fundit që im atë më pa në skenën e Teatrit. Ne morëm çmimin e parë mes shkollave të mesme të qytetit. Ai vazhdimisht qante. U angazhova për një vit në Teatrin e Vlorës si figurat, me ndonjë rol të vogël, por pata fatin e madhe që në atë periudhë kam njohur një prej njerëzve të dashur të mijtë, Pirro Savën. Ai kishte kulturë europiane dhe më thoshte shpesh: Unë nuk do jetoj dot të të shoh ty, por ti do behësh një aktor shumë i mirë. Në 1976 dhashë konkursin dhe fitova midis 200 konkurrenteve, unë isha në vendet e para dhe fillova punë në vitin e parë në shkollë.
Në një sens jeta ime dhe rinia e më vonë është shumë dramatike. Unë isha vetëm 13 vjeç kur ime më u nda nga jeta dhe sa fillova vitin e parë për aktrim, u nda dhe babai nga jeta. Ishte momenti më i vështirë i jetës time sepse unë duhet të lija dhe shkollën sepse para meje humbi vlerë gjithçka.
Pastaj me mbështetjen e farefisit që këmbëngulën që unë duhet të vazhdoja shkollën, vazhdova dhe e mbarova shkollën për aktrim.
Mbaj mënd një shprehje të babait, këta artistet e kanë mirë; Edhe bëjnë dashuri edhe marrin lekë.
NJË EMËR MIDIS NJERËZVE
Po kujtoj ditën e parë të figurë së Avni Rustemit, “Një emër midis njerëzve”, i regjisorit Muharrem Fejzo. Pasi më kishte dhënë rolin Muharremi dhe do fillojë xhirimet dalloja në sytë e tij një ftohtësi, që ai nuk ishte i sigurtë që unë do e realizoja rolin. Një prej gjërave shumë të rëndësishme të marrëdhënies mes aktorit dhe regjisorit, aktori duhet të shikojë dashuri dhe respekt tek regjisori. Sytë e Muharremit nuk ishin të ngrohtë, ishte i pavendosur, pavarësisht se unë rolin e Avni Rustemit e kam marrë me kino-provë.
Më fut në rolin më të vështirë në monologun në Parlament që ditën e parë. Gjithë natën nuk bëja gjumë të qetë, mbaj mënd që flija me Ndrek Prelën, një prej aktorëve të shquar shkodran.
Përveç pagjumësisë time drita rrinte ndezur, unë s’isha mësuar të flija më dritë ndezur. Ndreka kishte një zakon të bukur, lexonte gjithë kohën, flinte gjysme ore, zgjohej prapë, e shihja unë, ai ishte prapë me libër në dorë. Këtë punë bënte ciklikisht gjithë natën. Nuk e di nëse kam fjetur gjysmë orë apo një orë gjumë gjithë natën.
Ishte dita e parë e xhirimit, isha i thërrmuar i mbaruar, ajo ftohtësia që kisha lexuar të Muharremi u shtua. Ai anuloi xhirimin se e pa që isha dobët, ndërrova dhoma dhe për fat, atë natë bëra një gjumë të qetë, u çlodha dhe vij të nesërmen me energji. Mbaruan xhirimet atëherë Muharrem Fejzo më ka dhënë dorën. Kur po xhiroja momentin e vrasjes te pazari i ri të Avni Rustemit, bëra kontraksionin që më hynë plumbat mbi shpinë dhe u mbështeta të pisha dhe fillova të rrëshqisja dhe ndërkohë fillova të fikesha nga ana e shikimit për të dhënë momentin e vrasjes.
Dhe mbaj mënd një nënë që ulëriti më të madhe dhe tha ; E vranë, e vranë…. dhe i binte kokës. Shpesh nënat tona dhe baballarët besonin shumë në atë që shikonin në ekran! Kur bëjë figurë pozitive të shikonin me simpati, kur kishe rol negativ, të shikonin të thonin shiko ky i keqi, ky i poshtri.
JETA NË DUART E TJETRIT
Ky skenar kishte kohë që rrinte në sirtarët e Kinostudios sepse e kishte shkruar një burrë zotëri, një mësues i Përmetit, Lliko Nano.
Por ai s’kishte emër si skenarist sepse këta niseshin nga emrat dhe Albert Zholi një djalë modest e mori për ta bërë film.
U nis si një film pa pretendime, por koha bën vlerësimet, me kalimin e viteve dhe sot e kësaj dite ka një vlerësim shumë të madh. Filmi ka arritur ato qëllimet e tija sepse ka treguar jo vetëm për ato vite, por edhe sot për sot gjëra të tilla ndodhin dhe do të ndodhin që njerëzit e pushtetshëm kanë fuqi të tillë dhe i lejojnë vetes duke prishur çdo lloj rregulli, çdo lloj ligji, çdo lloj marrëdhënie.
Efektet e këtij filmi i mora në mënyrë të menjëhershme dhe këtu ne Kinostudio pati pëshpërima, por edhe miqtë e mijë, intelektual, me universitet me punëra të mira, më thoshin mua; ti je i frikshëm. Ti s’duhesh futur në shtëpi! Po pse u thosha unë? Në asnjë mënyrë! Unë s’të fus në shtëpi. Kaq impakt goditës kishte doli tek miqtë e mijë.
Me një shokun time të fëmijërisë që në mënyrë të tmerrshme, unë isha me time shoqe, mu turr duke më thënë fjalë të lemerishme. Më ke ardhur në shtëpi me ke parë gruan nga këmbët. I thash: Po unë të kam shok, ne jemi rritur bashkë! Si mi thua këto fjalë. Po, po me tha- “ Të zhdukeni me gjithë familje, të mos rrini më këtu! Të zhdukeni nga Vlora. Kaq traumatik ishte bërë ai film dhe ajo figurë për të’.