Ish-deputeti demokrat Fatos Hoxha, thotë se si Lulzim Basha, ashtu dhe Sali Berisha, e dinë se çfarë përmban dosja amerikane për këtë të fundit.
Por ata refuzojnë t’ua tregojnë demokratëve, edhe pse publikisht kërkojnë nga SHBA që të bëjë publike provat për Berishën.
“Lulzim Basha ka thene: “informacionet i di une, sikurse i di dhe doktori. Ju s’keni per t’i marre vesh kurre”.
Sali Berisha ka thene: “dosja ekziston, por ajo ka brenda vetem shpifje”.
Pse as njeri, as tjetri nuk zbulojne permbajtjen e dosjes per demokratet qe ata te gjykojne vete mbi te?!
Pse nuk u japin mundesine demokrateve qe te krahasojne permbajtjen e dosjes me ate qe ata kane degjuar, lexuar, dine dhe perjetuar vete si bashkudhetar te doktorit?!
Keshtu eshte me mire per te gjithe, se zbulohet shpejt e verteta.
Pa na zbuluar permbajtjen e dosjes rezultati eshte ky:
SHBA e ka certifikuar doktorin si te korruptuar domethenes me dosje.
Luli ka pare dosjen e korrupsionit te doktorit dhe eshte tmerruar, edhe pse stomaku i mban shume, kurse doktori ka dale rrugeve dhe bertet si i çartur.
Vetem kaq mjafton per te kuptuar se doktori ka “ngrene fort mish dhie” dhe stomakun e ka te prishur.
Çfare ai vjell nga stomaku perdite nuk mund te jete ushqim per demokratet”, shkruan Hoxha.