Çlirim Gjata, ish-sekretar për Çështjet Ligjore në PD, nga studio e “Arnautistan” teksa komentoi përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi demokrat, një vendim të cilin e cilësoi si jo të drejtë, tha se atë që bëri Lulzim Basha, Mustafa Nano nuk do e bënte edhe pse do ishste nën presion nga SHBA, dhe pavarësisht aciditetit që analisti ka ndaj Berishës.
“Vendimi aspak i drejtë për përjashtimin e Berishës. Teksa dihet aciditeti që Mustafa Nano ka me Berishën, por nëqoftëse SHBA do i kishte shkuar në zyrë dhe i kërkonte ta përjashtont Berishën, nuk do e bëje me këtë lloj presioni.
Vetëm për faktin se ta njoh karakterin, pavaresisht acidetin, që kur dilje ti në televizor shumë demokratë edhe të kanë qëlluar me pultin e televizorit nga ekrani, jam i sigurtë se nuk do e nënshkruaje largimin e Berishës me presion”, tha ai.