Newcastle do të ketë pronarët më të pasur në futbollin botëror pasi klubi anglez u ble nga sheikët arab për 353 milionë euro.
Blerja e klubit nga konsorciumi i udhëhequr nga Arabia Saudite është zyrtarizuar. Kjo do t’i japë fund pronësisë 14-vjeçare të Mike Ashley.
Pas përfundimit të marrëveshjes, Fondi Saudit i Investimeve Publike (PIF) do të zotërojë 80 për qind të klubit, me Amanda Staveley dhe vëllezërit Reuben që ndajnë në mënyrë të barabartë 20 për qind.
Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, do të jetë aksionari kryesor në klub me konsercioumin PIF, që posedojnë asete në vlerë 320 miliardë paund (377 miliardë euro), ndërsa kanë aksione edhe në kompani si SoftBank, Boeing, Facebook dhe Uber.
Kjo pasuri është shumë më e madhe se ajo e pronarit të Manchester City, Sheik Mansour, i cili kishte qenë pronari i klubit më të pasur të futbollit në botë me 23.3 miliardë paund.
Mansour është zëvendëskryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vjen nga familja mbretërore e Abu Dhabi.
Paris Saint-Germain është klubi i vetëm që mund të krahasohet me Newcastle.
Pasuria e presidentit, Nasser Al -Khelaifi raportohet të jetë rreth 6.5 miliardë funte, por ai është vetëm njeri nga pronarët e Qatar Sport Investments, një degë e Autoritetit të Investimeve të Katarit.
Fondi i pasurisë natyrore të Katarit mban asete të vlerësuara rreth 220 miliardë paund.