Mesfushori i Bayern Munichut dhe i kombëtares gjermane, Joshua Kimmich, i cili vendosi të mos vaksinohej, rezultoi pozitiv me Covid-19 ditën e djeshme.
Klubi bavarez ndërhyri, duke i lënë të kuptojnë atij dhe lojrtarëve të tjerë të pavaksinuara (Choupo-Moting, Cuisance, Gnabry dhe Musiala, edhe nëse këta dy të fundit kanë ndryshuar mendje) se nuk do t’u paguhen ditët, në të cilat ata do të jenë në karantinë dhe ata do të jenë të padisponueshëm për skuadrën sepse janë pozitivë.
Pas dy javësh, në të cilat ai ishte në karantinë (për një kontakt me dy pozitivë të veçantë), Kimmich humbi rreth 768 mijë euro pagë bruto. Por tani atij do t’i duhet të qëndrojë i izoluar edhe për të paktën dy javë të tjera (në të cilat do të humbasë një tjetër 768 mijë euro, në total 1,536 milionë euro). Vetëm më vonë, në rastin e tamponëve molekularë negativë, mesfushori mund të jetë sërish i disponueshëm për bayern Munich.
Kimmich kurrë nuk ka thënë se e mohon ekzistencën e Covid (ai ka krijuar një shoqatë që mbledh fonde për ata që kanë humbur punën për shkak të virusit) dhe as nuk e ka vënë në dyshim rëndësinë e vaksinës. Megjithatë, ai ka shprehur shqetësimin për çdo efekt afatgjatë nga vaksina.