Emiljan Cera është 27-vjeçari nga Dibra, që nga lavazhier është bërë një nga artistët më të preferuar të rrugëve.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se fillimisht punonte në një lavazh, ku lante makinat. Ndërkohë, pas 14 vitesh jetesë në Greqi dhe praktikonte me disa djem breakdance, u largua për në Amsterdam.
Tashmë, Cera jep shfaqje në rrugë dhe fiton para sa për një muaj punë krahu.
“Është më vështirë se është në rrugë, është pllakë, asfalt. Po trupi vihet në punë. Që i vogël 5-6 vjeç kam nisur breakdance. Për momentin nuk bëj stërvitje se e shpërndaj energjinë time kur bëj shfaqje.
Unë jam një tip shumë energjik dhe kam shumë qejf adrenalinën. Kam shumë qejf ta vazhdojë derisa të kem mundësi. Unë kam eksperienca me këtë shfaqje në rrugë. Po që në 2012. Si fillim flas, bëj prezantimin, nuk i tregoj se çfarë do bëj. Derisa shoh që janë mbledhur shumë njerëz dhe i surprizoj.
Jam nga Dibra. Kam bërë lloj-lloj punësh, 19 vjeç kam punuar në lavazh, kam larë makina. Këtë shfaqje e përsëris dy herë në ditë dhe për mua është perfekt”./abcnews