Pasi ka nxjerrë në shitje Chelsea-n për shkak të sanksioneve nga qeveria britanike për pushtimin e Ukrainës nga Rusia, Roman Abramovich nuk ka plane të largohet nga bota e futbollit.
Sipas portalit turk ‘Fanatic’, në fakt, të besuarit e biznesmenit rus dhe përfaqësuesit e presidentit në largim Mehmet Sepil kanë nisur negociatat për blerjen e klubit turk të Göztepe. Takimi mes palëve pritet në ditët në vijim.Pas ngrirjes së aseteve nga qeveria britanike, manjati ka vendosur të largojë nga Europa jahtet e tij, xhevahiret e vërteta të inxhinierisë detare. Anija më e njohur e Abramovich është Eclipse, e cila është parë në portin e Marmaris.
Nga ana tjetër, jahti tjetër i oligarkut, My Solaris, ndodhet në Bodrum, një qytet tjetër turk jo shumë larg nga ai i mëparshmi. Zgjedhja e Turqisë si një strehë e sigurt shpjegohet me mospërputhjen e vendit të Erdoganit në vijën e sanksioneve evropiane të promovuara kundër Putinit.