“Piranjat” në Abc të moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, këtë të martë kanë sjellë në vëmendje një fenomen shumë shqetësues, dhunën në familje.
Kemi dëgjuar shpesh gra që dhunohen nga burrat, por shumë rrallë burra që dhunohen nga gratë.
Bledi (Brendoni) nga Saranda ka kërkuar ndihmë nga “Piranjat” pasi dhunohej nga ish-bashkëjetuesja e tij.
E për t’i ardhur në ndihmë drejt Sarandës ka udhëtuar “Piranja” jonë, Ledjona Xheladinaj. Ish-çifti kishin jetuar sëbashku për 6 vite, por një ditë të bukur nis krisja e madhe, dhe si gjithmonë sherri është prona dhe biznesi.
Brendoni mendoi të hapte një lokal, por për të prania e bashkëjetueses së tij në ambientet e lokalit ishte prishje imazhi, pasi sillej keq me punonjësit, por dhe me klientët.
Sipas tij ajo fillimisht filloi ta shante dhe ta shantazhonte, por më pas arriti deri aty sa dhe të ushtronte edhe dhunë mbi të.
Por zonja nga ana tjetër në momentin që fliste me Ledjonën, mohon gjithçka, ndërkohë që përballja e saj me ish-bashkëjetuesin do të jetë fatale.
Në video po dëgjoni një fjalor rruge, ku vështirë se dhe meshkujt më vulgarë mund të nxjerrin fjalë të tilla nga goja e tyre, njësoj siç po bën zonja në fjalë.
Pas ndarjes nga gruaja e parë, brendoni lidhet me një tjetër, e cila është me origjinë nga Greqia.
Duket se kjo lidhje nuk i ka pëlqyer aspak zonjës së parë, e cila kthehet në lokal, dhe dhunon Brendonin por edhe bashkëshorten e tij të re, duke i hedhur raki në fytyrë.
Ajo që tërheq më shumë vëmendje, është se nga fillimi e deri në fund të komunikimit, zonja nuk i heq nga goja fjalët më të ndyra që mund të gjesh në fjalorin shqiptar, madje herë pas here merr borxh edhe nga fjalori grek.