Ish-futbollisti i Barcelonës, Erik Abidal, i cili pasi mbylli karrierën futbollistike punoi për disa kohë si drejtor teknik tek skuadra blaugranase, ka rrëfyer për presigjozen britanike “The Telegraph”, një prapaskenë të merkatos, ku sipas tij Nejmar ishte shumë pranë rikthimit tek Barcelona dy vite më parë.
Ish-mbrojtësi u shpreh se 10 ditë para se të përfundonte merkatoja kishte udhëtuar drejt Parsit për të folur me drejtorin teknik të PSG-s, Leonardon, dhe sipas tij marrëveshja ishte shumë afër, por transferimi i Grizman tek Barcelona prishi të gjitha planet pasi katalanasit kishin kohë që po kërkonin një sulmues krahu.
“Unë mendoj se nëse drejtori i klubit ndërmerr një udhëtim, kjo është për shkak se mund të mbyllim një transferim. Nëse nuk do të nënshkruanim me Grizmanin , unë jam i bindur 100% se mund të kishim nënshkruar me Nejmar sepse ajo që na duhej ishte një anësor dhe kur Nejmar ishte në Barcelonë ishte i mahnitshëm.
Kjo nuk ka të bëjë me atë se cili lojtar është më i mirë. Ekipi kishte nevojë për një sulmues të vërtetë. por presidenti vendosi të nënshkruajë me Grizman.
Një nga argumentet kundër Nejmar ishte se ai kishte një çështje gjyqësore kundër klubit, kështu që nuk ishte e lehtë. Ata thanë se ai do të duhej të ndalonte proçesin gjyqësor nëse dëshironte të kthehej. Ky nuk ishte problemi im sepse nuk isha në klub kur ndodhi ajo mosmarrëveshje. Sipas mendimit tim, unë mund të nënshkruaja me lojtarin, por kjo nuk ndodhi”, mbylli fjalën e tij ish-mbrojtësi.