Travis Barker nuk ishte në gjendje aspak të mirë para se të shtrohej me urgjencë në spitalin e Los Angeles.
Një burim i afët me bateritstin i tha revistës “People” se ai po vuante nga “dhimbja ekstreme e stomakut” dhe “mezi mund të ecte” para se të shtrohej në spital.
“Megjithatë ai po merr kujdesin më të mirë në Cedars,” shtoi burimi, duke vënë në dukje se mjekët po kryejnë disa teste dhe e kanë vënë atë në dietë.
Bateristi i Blink-182, u dërgua fillimisht në Spitalin dhe Qendrën Mjekësore West Hills të martën në mëngjes për një arsye të panjohur. Sipas stafit mjekësor, ai më pas u transportua në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai për kujdes shtesë, ku shoqërohej nga gruaja e tij, Kourtney Kardashian .
“Kourtney nuk do të largohet nga ana e tij. Kourtney ishte e shqetësuar dje. Ata të dy ishin” tha burimi i People për yllin e reality-showt,.
Fansat mbetën edhe më të shqetësuar kur panë Barker të shkruante në Twitter : “Zot më ruaj” më herët gjatë ditës.
Pavarësisht se kjo i referohet titullit të një prej këngëve të tij të fundit me Machine Gun Kelly, ndjekësit e tij nuk mund të mos pyesnin nëse ajo pasqyronte diçka më të errët.
Vajza 16-vjeçare e bateristit, Alabama Barker, la të kuptohej gjithashtu se diçka nuk shkonte mirë kur u kërkoi ndjekësve të saj në Instagram për “lutje”.
Ajo gjithashtu ndau një foto tashmë të fshirë përmes TikTok, ku mund të shihej duke mbajtur dorën e babait të saj ndërsa ai ishte i shtrirë në një shtrat spitali.
Ndërkohë, djali 18-vjeçar i Travis, Landon Barker, po performonte së bashku me MGK në New York. Gjysmë-motra e adoleshentit, Atiana De La Hoya, e mbështeti atë nga turma.
TMZ raportoi gjatë ditës së djeshme se bateristi i Blink-182 vuan nga nevralgjia trigeminale.
Çfarë është nevralgjia trigeminale?
Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, nevralgjia trigeminale është një dhimbje e papritur dhe e fortë e fytyrës. Shpesh përshkruhet si dhimbje e mprehtë ose si goditje në nofull, dhëmbë ose mishrat e dhëmbëve.
“Zakonisht ndodh në sulme të shkurtra, të paparashikueshme që mund të zgjasin nga disa sekonda deri në rreth 2 minuta. Sulmet ndalojnë aq befas sa fillojnë.”