“Sunny Hill Festival” përfundoi, mirëpo çdo ditë detaje të reja po dalin nga nata përmbyllëse e këtij eventi të rëndësishëm.
Së fundmi, është bërë me dije një sherr i ndodhur në njërën nga zonat VIP, ku është përfshirë Romeo Veshaj dhe më pas edhe kantautori Elgit Doda.
Sherri ka ndodhur në një nga hapsirat e siguruara për personalitete të biznesit, në mesin e tyre dhe ministra, si dhe personazhe të njohur të showbizit si Donald dhe Romeo Veshaj, Lori Hoxha, pak më tutje Beatrix Ramosaj me mikeshat e saj si dhe Bora Zemani me Semi Jaupaj.
Në një video të siguruar nga Kryefjala.com, shihet Romeo Veshaj duke debatuar ashpër me një djalë me bluzë të bardhë. Më pas forcat e sigurisë private janë kujdesur të qetësojnë situatën jashtë zonës VIP nga ku nisi sherri. Deri tani dihet vetëm se djali tjetër i përfshirë quhet Edison dhe merret me biznes.
Sakaq, nata e fundit e Festivalit (28 gusht) rezervoi edhe të tjera surpriza. Për herë të parë Bora Zemani dhe Donald Veshaj morën pjesë së bashku në një event publik krah njëri-tjetrit.
Dhe jo vetëm kaq Romeo dhe Donald Veshaj kanë performuar në skenën e “Sunny Hill Festivalit” edhe këngën e tyre më të re që pritet të lançohet më 1 shtator.
Nuk është surprizë tashmë të themi, që edhe kjo këngë është një dedikim i aktorit për moderatoren.
“Shoh mesazhet e vjetra e me vete qesh si idiot, mos fol ti të kuptoj më mirë me sy se me fjalë, a po vjen lëri krejt, lëri llafet, lëri njerëzit, unë para teje i lë krejt mos u nervozo, nuk jemi duke bërë faj, afrohu dhe më puth si herën e parë.”– ishin disa nga vargjet e këngës që lidhen me historinë e Donaldit me Borën.