Ish-futbollisti i njohur, Gjergj Muzaka ishte i ftuar në emisionin sportiv “Jashtë Loje” me moderatoren Sidorela Gjoni në Top News.
Në një intervistë për të folur rreth pasionit të tij për futbollin, Muzaka shpjegon arsyen e shkëputjes nga loja, por pa u larguar përfundimisht nga kjo fushë.
Tashmë ai ka një pozicion në Bashkinë e Tiranës, i cili ka në dorë të angazhojë të gjithë të apasionuarit e sportit në lojra të ndryshme sportive dhe aktivitete që ndikojnë për një jetesë më të shëndetshme.
I pytur se pse është shkëputur nga futbolli, Muzaka zbulon se për shkak të disa problemeve të vogla, ai ka gjetur në një farë mënyre edhe një justifikim.
“U shkëputa nga futbolli përpara pandemisë, gjeta si justifikim edhe një dëmtim të pësuar në fund të karrierës edhe mendova që të tërhiqesha pak kështu si në heshtje. Ndihem shumë mirë, jam në profilin tim, është punë shumë aktive, aktivitete, sporti është diçka shumë e gjallë që ka gjithmonë zhvillime.”
Gjithashtu Muzaka thekson se po merret me komunitete dhe shoqata të ndryshme që e duan sportin, për të organizuar sa më shumë aktivitete në vend.
Gjatë kësaj periudhe pandemia, shëndeti luan rolin kryesor, kështu që duhet të kthejmë sytë edhe nga sporti për një trup më të mirëmbajtur.