Arsimi si mision e jo profesion i rastit

Në sajë të rrethanave të reja shoqërore në pluralizëm në vendete ish kampit socialist në Europën Juglindore është përshtypje e përgjithshme se arsimi ka humbur vlerën  që e kishte më herëtsepse nga profesioni si mision tash me ndonjë përjashtimlirisht mund të cilësohet si profesion i rastit, me pasoja tëmëdha  shoqërore. Në këtë aspekt përjashtim nuk bëjnë as shqiptarët në Mal të Zi të cilët në shkollat më mësim në gjuhënshqipe mësojnë me programe dhe tekste  mësimore tëimponuara që janë  kundër barazisë arsimore e kombëtare tëshqiptarëve në këtë mjedis sipas standardëve ndërkombëtare Nga Nail Draga Nëse më herët  kemi pasur rast të dëgjojmë për krizatekonomike, e më pas edhe ate politike në pluralizëm vite me radhë është e pranishme kriza morale. Kemi të bëjmë më njëkrizë të veçantë e cila  në pluralizëm  është paraqitur me shpejtësi, sepse kanë rënë maskat e kohës së monizmit, që ishtedukuri e imponuar shoqërore. Në këtë përmasë nuk është evituar as arsimi, sepse të gjithë jemidëshmitarë së autoriteti i mësimdhënësit ka rënë në nivelin më tëulët shoqëror. Duke marrë parasysh se në kaluarën në arsim janëdrejtuar nxënës dhe student të dalluar në pluralizëm   me ndonjëpërjashtim të rastit janë orientuar studentët më të dobët. Po ashtuduhet cekur së kësaj dukuri I ka ndihmuar edhe  politizimi ishkollave që ka marrë përmasa shqetësuese si me rastin e punësimit të mësimdhënësve por edhe në zgjedhjen e drejtoravetë shkollave duke vendosur kuadrat partiake pa marrë parasyshvlerat profesionale dhe autoritetin shoqëror në mjedisin përkatës. Indiferentizmi si shprehi Në rrethana të tilla shoqërore, me përjashtim të rastëve në këtëaspekt mësimdhënësit nuk kanë treguar ndonjë disponim apoangazhim konkret por në heshtje kanë vazhduar të realizojnëprogramet mësimore. Kemi të bëjmë pikërisht me programemësimore e tekste shkollore të imponuara, ku në hartimin e tyrenuk kanë marrë pjesë mësimdhënësit, me vërejtjet dhesygjerimet e tyre, aq më tepër kur kemi të bëjmë me teksteshkollore të përkthyera në gjuhën shqipe. Në këtë aspekt në sajëtë rrethanave shoqërore të arsimtarët të cilët janë aktiv nëprocesin mësimor ende vazhdon indiferentizmi si shprehi ngakoha e monizmit, përkatësisht i mentaliteti i të nënshtruarit. Pikërisht, nga një situatë e tillë deri më tash nuk kemi pasur rasttë dëgjojmë  apo të lexojmë ndonjë reagim, në këtë drejtim siindividë apo të aktivit profesional, për të njohtuar opinionin e gjerë e sidomos prindërit e nxënësve të cilëve iu mbajnë mësim. Sepse mësimdhënësi bashkëkohor përveç se realizon programinmësimor, ai duhet të jetë edhe kërkues, duke mos qenë monoton, duke ofruar  përmbajtje motivuese dhe inspiruese për nxënësit. Në këtë aspekt  mësmidhënësi të nxënësi duhet të zhvillojëqasjen kritike duke nxitur kulturën e debatit për çështjetpërkatëse. Vetëm në këtë formë të zhvillimit të mësimit do tëtrajtoheshin edhe tema të tjera që kanë të bëjnë me çështjen e identitetit kombëtar të nxënësve që iu është mohuar ngaprogrami mësimor....

Lexo më shumë
Faqa 31 nga 43 1 30 31 32 43

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.