Merr fund misteri! S’ishte Don Xhoni, Santi e pranon publikisht: Unë u dhunova nga Finem, më zuri pritë, do e ndjek penalisht
Këngëtari Santi ka pranuar se është ai personi që po dhunohet në video nga reperi Finem, duke u shprehur se kishte dorëzuar një kallëzim penal për dhunën e ushtruar ndaj tij.
TIRANË– Zbardhet më në fund sherri i ndodhur disa muaj më parë në Tiranë. Këngëtari Santi ka pranuar se është ai personi që po dhunohet në video nga reperi Finem, duke u shprehur se kishte dorëzuar një kallëzim penal për dhunën e ushtruar ndaj tij. Por sqaroi se për shkak të ndëryrjes së vëllait të reperit Finem, kishte hequr dorë duke vendosur paqe. Kjo e fundit zgjati vetëm pak muaj. Santi ka shtuar se do t’i rikthehet betejës ligjore me Finemin, pasi tanimë ka edhe prova se është dhunuar.
“Unë jam Santi. Doja t’ju sqaroi diçka. Lajmet që kanë dalë dje janë fake, kam aq bole sa për të pranuar se ai në makinë jam unë. Kam qënë i ftuar tre muaj më parë tek “Zonë e lirë”. Më kanë zënë prit. Nuk është turp me u rrah nga 7 veta. Arsyeja kryesore që nuk kam reaguar deri sot është që nuk kam dashur që të marrë vëmendje apo famë. Fiks nesër më ka telefonuar vëllai i Finemit për të tërhequr dënoncimin. Gjithë kjo ka ndodhur për shkak të një videoje në “Tik Tok”. Kallëzimin e kam dërheq meqë e mbyllëm muhabetin. Arsyeja pse ka ndodhur kjo, është se ka parë Don Xhonin, donin ta shfrytëzonin për vëmendje. Ma keni sqaruar se ajo video nuk ka për të dalë prandaj e kemi mbyllur si muhabet. Ajo që më është bërë nuk ka për t’u falur. Sot po reagoj sepse po bëhet padrejtësi. Duke parë Don Xhonin që është bërë viral, nxorrën videon për të marrë pak nga fama atij. Do t’ju ndjek penalisht. Kam fakte e mesazhe, do i nxjerr edhe ato. Nëse doni vëmendje ua jap unë. Faktet dhe provat do i keni në vazhdim,”-u shpreh ai.
Fillimisht u raportua se në video, duke u dhunuar nga Finem ishte reperi nga Kosova Don Xhoni. Version që u hodh poshtë nga vetë ai dhe u mbështet nga Santi.