Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi rezultonte i dënuar me 7 vite e 7 muaj burg në shtetin grek.
GRAMSH– Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi rezultonte i dënuar me 7 vite e 7 muaj burg në shtetin grek dhe ishte i shpallur në kerkim.
Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar Altin Beqiri, 31 vjeç, banues në Gramsh. Ai u ndalua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për efekt të njohjes dhe ekzekutimit në Shqipëri të vendimit të Gjykatës Apeluese të Krimeve të Rënda Aigaiou, Greqi.
Njoftimi i plotë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 7 vjet e 7 muaj burgim. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, falë punës së mirorganizuar, kapën dhe ndaluan shtetasin: Altin Beqiri, 31 vjeç, banues në Gramsh.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për efekt të njohjes dhe ekzekutimit në Shqipëri të vendimit të Gjykatës Apeluese të Krimeve të Rënda Aigaiou, Greqi, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 7 muaj burg, për veprat penale “Vjedhja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.