Policia në një njoftim zyrtar bën me dije se aksidenti i parë ka ndodhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një makinë është përplasur me një motor. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtues i motorit i cili është dërguar me urgjencë në spital.
TIRANË- Dy aksidente të njëspasnjëshme kanë ndodhur pasditen e sotme pranë zonës së qendrës në Tiranë.
Policia në një njoftim zyrtar bën me dije se aksidenti i parë ka ndodhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një makinë është përplasur me një motor. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtues i motorit i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Ndërkohë një aksident tjetër është regjistruar, pranë 15-katëshit ku i plagosur ka mbetur një tjetër drejtues motori që është të cilin e ka përplasur një automjet.
“Më datë 10.02.2021, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues B. H., me mjetin motor me drejtues L. A. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasit L. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e quajtur “15-katshi” mjeti me drejtues A. H., ka aksidentuar mjetin motor me drejtues K. Sh, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.