Trajneri i Tiranë tregon mardhënien e tij me presidentin e klubit dhe përjetimin e kësaj periudhe si trajner i bardhebluve nga ku ka arritur dy fitore
Përditësuar:
TIRANE – Orges Shehi e ka nisur mirë te Tirana dhe po arrin që skuadrën ta rikthejë në identitet, në lojë dhe rezultate. Në një intervistë për “Sport News Plus” ka folur sot trajneri i skuadrës së Tiranës, Orges Shehi, i cili është ndalur te ecuria e skuadrës 25 herë kampione, por edhe mardhëniet me drejtueist dhe klubin bardheblu. “Ndoshta edhe fati ka qenë me mua, që kam startuar karrierën time, me skuadra që kanë objektiva madhorë. Nuk e kam problem aspak presionin, pasi jam mësuar me këtë. Vitet dhe eksperienca, bëjnë që ta shikosh ndeshjen më ndryshe.”
Partizani
Shehi ka qenë më parë edhe pranë stolit të skuadrës së Partizanit dhe lidhur me këtë shton se: “ Për profesionin që ne bejmë, gjithçka është e mundur. Nuk e shikoj ndonjë ndryshim të madh, se ku je dhe çfarë do bësh më pas. Nuk e shikoj si problem këtë.”
Tirana
“Unë kam dy javë te Tirana dhe kam punuar i qetë, në kushte shumë të mira. Tirana është një klub i madh. Besoj se edhe në vazhdim kështu do të jetë. Do jem i qetë dhe do tregoj vlerat e mia. Kemi pasur komunikim me presidentin Halili edhe për shëndetin e tij, por edhe për situatën e skuadrës. Komunikimet do të vazhdojnë , pasi jemi në të njëjtën anije. Do vazhdojnë komunikimet për skuadrën. Më ka thënë të bëj maksimumin në mënyrë që t’i marrim maksimumin skuadrës. Fatmirësisht situata është e mirë. Na duheshin këto dy fitore. Kam një grup lojtarësh me mentalitet kampioni. Besoj se do bëjmë mirë.”
Kalendari
“Jo vetëm unë, por të gjithë e dinë se në Superiore nuk ka ndeshje të lehta. Çdo kundërshtar do vlerësim dhe është i vështirë. Të gjithë kanë objektiva. Do bëjmë maksimumin për të marrë më të mirën.”
Titulli
“Sinqerisht jam një tip që nuk merrem më të shkuarën, nuk merrem me të shkuarën time apo të të tjerëve. Unë mendoj se njerëzit duhet të shikojnë përpara. Skuadrën e kemi me entuziazëm. Çdo skuadër ka objektivat. Objektivi jonë është gjithmonë ndeshja e radhës, pasi ashtu mund të jemi më afër objektivave të mëdha. ”
Merkato
“Ne kemi lojtarë që janë shumë cilësorë, dhe sigurisht që do kërkohen në merkato. Merkato është çështje e klubit. Lojtarët kanë kualitete dhe na ndihmojnë në objektivat. Nëse do të ketë lëvizje kjo i përket anës financiare dhe kërkesave që ka klubi.”
Sezoni tjetër
“Unë do bëj maksimumin, për të marrë më të mirën. Klasifikimi si do të jetë, është edhe pjesë e fatit. Ne do të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje për të marrë më të mirën”,-tha Shehi në fund të prononcimit.