Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, ku thuhet se skuadra angleze e Mançester Junajtid ka arritur marrëveshjen për transferimin e portierit të Milanit, Xhanluixhi Donaruma në fund të sezonit.
“Todo Fichajes” raporton se drejtuesit e Junajtid kanë mbyllur marrëveshjen me agjentin e lojtarit, Mino Raiola, për ta afruar atë në “Old Trafford”.
Anglezët kanë vendosur të largojnë David De Gean në merkaton e verës dhe kanë vendosur që ta zëvendësojnë me portierin italian, i cili përveç të tashmes premton shumë edhe për të ardhmen. Donaruma do të kalonte te Juanjtid me parametra zero, pasi në fund të sezonit i përfundon kontrata me Milanin.
g.kosovari