Policia ka rihapur një hetim ndaj ish-yllit të Man City, Jerome Boateng pasi ish e dashura e tij u gjet e vdekur pak ditë më parë.
Kasia Lenhardt, 25 vjeç, u zbulua në apartamentin e saj në fillim të këtij muaji ndërsa Boateng ishte larg në Katar me klubin aktual Bayern Mynih. Sipas The Sun, një javë para se ajo të vdiste Boateng njoftoi se ishte ndarë nga modelja pas 15 muajsh së bashku.
Sipas raporteve në Gjermani mbrëmë mbrojtësi Boateng, 32 vjeç, po hetohej për një goditje të dyshuar të veshit të pësuar nga Kasia. Imazhet e dëmtimit u shpërndanë në mediat sociale para se të fshiheshin me shpejtësi pak para se Kasia të gjendej në apartamentin e saj në Berlin.
Zyra e prokurorit të Mynihut tha se po hetonin një pretendim për dëmtim të trupit me dashje kundër Kasia i cili ndodhi në tetor 2019. Fillimisht hetimi u ndërpre qershorin e kaluar, por Anne Leiding, nga zyra e prokurorit, tha: “Procedimet rifilluan më 10 shkurt 2021, sepse ne morëm informacione të reja si pjesë e hetimit të vdekjes në Berlin që mund të jepte indikacione për një vazhdim të mundshëm të procedurave.”
Trupi i Lenhardt, e cila ishte vetëm 25 vjeç, u gjet e pajetë nga policia. Të dy u ndanë në 2 Shkurt, ndërsa lojtari përdori rrjetin e tij social Instagram për të bërë publike ndarjen. Kasia Lenhardt u bë e famshme në 2012 pas pjesëmarrjes së saj në shfaqjen televizive të Gjermanisë Next Top Model.