Erjoni ka folur edhe për lidhjet e konkurrentëve të tjerë që janë ende në emision dhe janë në lidhje jashtë
Moderatorja e Express Rozë e ka pyetur Erjonin se a është ai në dijeni që dikush është ende në emisionin “Për’puthen” por që kanë lidhje jashtë.
“Po, ka. Madje ai konkurrenti që e dinë shumë mirë cili është, jemi parë me atë nga makina në makinë, ai ka qenë i shoqëruar me një femër, është konkurrent mashkull”, ka thënë Erjoni.
Sipas tij, ai në një moment i tha atij që “është më mirë të largohet ose ai do ia bëj një video”.
Gjithashtu ai ka folur për disa biseda që kishte publikuar një bisedë të Olsës në mes të Teas dhe Beartit dhe lidhjen e tyre.
Ai thotë se kjo është bërë për të treguar disa prapaskena që bënin producentët e “Për’puthen”.
“E bëra këtë sepse vetë produksioni dilte shumë shpesh në dalje publike ku thoshte se ‘Produksioni nuk ka qenë në dijeni për këtë gjë, për këtë gjë, për këtë lidhje, etj. Produksioni ka qenë super dijeni për këtë gjë, por fakti që produksioni vendosi t’i mbajë vendosi për arsye klikimesh pasi që këta, çifti që ishte në studio, merrnin shumë klikime”, ka thënë Erjoni.