Puntata e sotme në “Për’puthen” u shoqërua me debat të ashpër mes opinionistit Arjan Konomi dhe konkurrentit Elvis Lushi.
Gjithçka nisi pas komentit të Arjanit, i cili tha se puthja në buzë e Sarës dhe Reinianit konceptohet ndryshe, nga persona të ndryshëm, në bazë të mentalitetit që ata kanë.
Arjani tha se Sara ka një mentalitet perëndimor, sipas të cilit njerëzit puthen në buzë për t’u përshëndetur në shoqëri dhe s’ka asgjë të keqe.
Mirëpo, këtu ndërhyri Elvisi, i cili tha se puthja në buzë nuk është aspak çështje mentaliteti dhe debati i tyre u zbeh kur Arjani i kërkoi konkurrentit të mos komentonte për këtë pjesë, pasi nuk dinte mjaftueshëm.
Madje, ai e quajti të paarsimuar, njeri që nuk ka udhëtuar, apo edhe jo shumë social. Kështu Elvisi vendosi të ballafaqohej me fakte duke treguar që ka kulturë, pasi ka udhëtuar në shumë vende të Europës.
“Do ju krijoj një telenovelë europiane me story-t në vazhdim…” – shkroi ai duke treguar vulat në pasaportën e tij.
“Si skenë mbyllëse, doja të thoja që puthja në buzë mes shokësh dhe shoqesh është çështje preferencash personale, jo çështje mentaliteti. Se dalim të pakulturuar po s’jemi për t’madhin Zot”- përfundon ai.