“Titulli i vitit 1990? Ata bënë gjithçka që ishte e mundur për t’ia dhënë Napolit. Rregullat e reja lejuan fituesin e vitit të kaluar dhe fituesin e kampionatit të merrnin pjesë në Kupën e Kampionëve (Champions League). Ne kishim fituar Kupën e Kampionëve dhe ata bënë gjithçka.”. Këto janë akuzat e Marco Van Basten në një intervistë të gjatë për AS në të cilën ai u kthye për të folur për kampionatin e vitit 1990.
Një sezon, që talenti holandez nuk e ka harruar kurrë. “A jam i bindur që na e vodhën atë titull? Të gjithë e dinë se ishte ashtu. Por, askush nuk pati guximin ta thoshte. Së pari, incidenti në Bergamo, me monedhën në kokën e Alemao, (Futbollisti i Napolit) dhe masazhatori i Napolit që i thotë të simulojë me Napolin që e fitoi ndeshjen në zyrë. Pastaj humbja jonë në Verona…”.
Një javë para përfundimit të kampionatit, Milan humbi ndaj Veronas,ndërsa Napoli konsolidoi epërsinë: “Na u ngrit një pritë, përmes gjyqtarit Lo Bello, i ci bëri gjithçka të mundshme për të na bërë të humbisnim. Një punë e bërë mirë. Nga kush? Nga sistemi i futbollit italian. Nga ata që kishin interes të dërgonin dy ekipe në Kupat e Europës. Ne të gjithë e denim se ishim favoritë për të fituar, duke shtuar se një ekip tjetër ishte i përshtatshëm për të gjithë. Ishte një poshtërsi e vërtetë, akoma më djeg edhe sot.” Përfundon Van Basten.