Blogerja Chiara Ferragni ka publikuar një foto në rrjetet sociale, e cila ka marrë jo pak komente negative. Bukuroshja bjonde ka pozuar barkun e rrumbullakosur të zhveshur dhe gjoksin e saj, të cilin e mbulon me duar.
Komentet e shumta në Instagram, mes tyre ‘Si të lë burri të dalësh lakuriq’, Ferragni nuk i la pa përgjigje.
View this post on Instagram
“Fjeta vonë dje dhe para se të shtrihesha dola para pasqyrës dhe pashë veten. Mendova: Sa i bukur është trupi i gruas! Dhe realizove atë foto. Në mëngjes vendosa ta postoj. Nuk e kuptoj si ka mundësi që shumica e komenteve negative janë nga gra. Dua t’ju sqaroj se burri im nuk vendos për gjërat e mia. Kam zgjedhur një njeri që nuk më vendos kufij për asgjë. Kështu duhet të bëni edhe ju. Jemi në vitin 2021-in dhe gratë akoma nuk ja dinë vlerat vetes dhe kanë paragjykime kaq të mëdha”, ka thënë ndër të tjera ajo në një video të nxjerrë në ‘Instastory’.