Ekziston një përmirësim i lehtë në transparencën e shpenzimeve publike, por kjo nuk është e mjaftueshme dhe nevojitet shumë më shumë angazhim, nga autoritetet për të ndryshuar situatën, vlerësojnë nga Instituti për Analiza Ekonomike, Finance Think. Nevojitet të punohet në përmirësimin e transparencës në pagesën e ndihmës shtetërore për arsye të ndryshme. Raportet financiare të publikuara nga institucionet për qytetarët duhet të jenë më të thjeshta për lexim.
Nëse keni nevojë për t’i analizuar këto të dhëna, do të vini re se po përballeni me vështirësi serioze, si për shembull, buxheti që është i shtetit është në dokument PDF dhe është shumë e vështirë të përpunohet. Transparencën nuk duhet ta shohim vetëm nëse të dhënat publikohen”, tha Bllagica Petreski- “Finance Think”.
Bashkimi Evropian edhe njëherë e kujtoi Qeverinë se një nga kushtet për integrimin e Maqedonisë është eliminimi i dobësive në shpenzimet publike.
Një sistem efikas dhe transparent i financave publike është parakusht për rritjen ekonomike të secilit vend. Një sistem i tillë përmirëson përgjegjësinë. Zvogëlon rreziqet e mashtrimit dhe korrupsionit, ndihmon në ndërtimin e besimit të opinionit në mënyrën se si paratë publike shpenzohen në interes të qytetarëve”, tha Dejvid Gir, ambasador i BE-së.
Nga Ministria e financave vlerësojnë se përmes disa mjeteve dhe projekteve që i kanë vënë në funksion gradualisht përmirësohet transparenca e shpenzimeve publike. Por, raportet e OJQ-ve e tregojnë të kundërtën. Nga Qendra për komunikime civile thonë se nga janari deri në qershor vitin e kaluar janë lidhur kontrata në katër sy në vlerë prej 11 milionë euro. Kjo është për 15% më shumë se në citin 2019. Gjithashtu, madje 70% e ndërmarrjeve publike asnjëherë nuk kanë bërë vlerësimin e rreziqeve nga korrupsioni. Alarmuese është edhe ajo se 92% e ndërmarrjeve shtetërore nuk kanë bërë trajnime për të punësuarit e tyre për integritet dhe kundër korrupsionit.