Personi që shikoni në foto është Xhensila Sota, efektive e forcave “Shqiponja” në Elbasan, e cila mbeti e plagosur gjatë përplasjes me armë sot.
Ngjarja ndodhi në lagjen ‘5 Maj’, ku i vrarë mbeti Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë. Gazetarja Klodiana Lala në një raportim live për ‘News24’ nga vendi i ngjarjes, tha se Sota ishte duke kaluar rastësisht në vendin e ngjarjes, kur ka parë në rrugë një sherr dhe ka ndërhyrë, duke u plagosur.
Mësohet se ajo ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lala raportoi se edhe një tjetër zyrtar i lartë i policisë së Elbasani është gjendur në vendin e ngjarjes dhe gjithçka ka ndodhur në sy të tij, ndërsa nuk dihen arsyet se pse ka qenë aty.