Qarku i Shkodrës ka përfunduar procesin e numërimit të votave. Në këtë qark Partia Demokratike është ajo që kryeson duke siguruar 5 mandate, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 3 mandate.
E përkthyer në vota PD-AN ka marrë 47209 vota, ose 43.80%. Ndërsa PS ka marrë 30296 vota, ose 28.11%.
Ndërkohë në këtë qark Partia Socialdemoratike ka arritur që të fitojë 2 mandate 16426 ose 15.24%. Po ashtu dhe LSI ka arritur që të marrë një mandat duke siguruar 10102 ose 9.37 %.
Në këtë qark në total ishin 411 kuti votimi, ndërsa numri total i zgjedhësve në listë është 272,078. Sa i përket votave të pavlefshme, sipas KQZ, ato janë 6107.