Beteja e Pink me COVID-19 nuk ishte e lehtë. Madje këngëtarja mendoi se nuk do i mbijetonte sëmundjes vdekjeprurëse.
41-vjeçarja dhe djali i saj Jameson Moon rezultuan pozitiv me koronavirus në prill 2020 ndërsa bashkëshorti i saj Carey Hart dhe vajza Willow Sage nuk u infektuan.
“Ishte me të vërtetë, me të vërtetë e keqe, saqë shkrova testamentin”- tha Pink për “Mark Wright of Heart Radio”, duke shtuar se mendoi që do vdiste.
“Mendova se çdo gjë mbaroi për ne! Telefonova shoqen time të ngushtë dhe i thashë: Kam nevojë t’i tregosh Willow sa shumë e dua!”- rrëfeu nëna e dy fëmijëve. “Ishte e frikshme.”
Ndërkohë, këngëtarja 41-vjeçare ka dhuruar një shumë prej 1 milion dollarë në mbështetje të luftës kundër virusit, pasi u infektua me COVID.