E Martë, Mars 21, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Opinion via Neta

Të Përpjeta e Tatëpjeta

7 Maj 2021, 5:57
in Intervista, Opinion, via Neta
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Punën e parë e humba – për fajin tim.

Atë mëngjes shtatori po bëhesha gati të shkoja në veri të New York-ut, ku kompania që më punësonte kishte një degë të vetën. Para dy javësh kisha qënë aty, por e prisja me padurim këtë udhëtim, jo aq për ndryshimin e rutinës, se sa për relievin malor me pyjet pafund, ku ngjyrat e vjeshtës shpalosen në qejf të vet, dhe njeriut s’i mbetet gjë tjetër përveçse t’i dorëzohet magjisë së stinës. Amerika lindore është pak a shumë e sheshtë – edhe një bregore i duket gosti syrit tim të uritur për peisazhin Jonian. Këto po i tregoja Qakos që kish mbërritur qysh herët të më çonte me makinë në qytetin aty pranë, ku më priste shefja e kuadrit, Migdalia – në 7:45 fiks niseshim. U harruam me muhabete, kur shoh orën “obobo, 8 pa dhjetë!” Vërsulemi si të marrë tek makina, ndërkaq përpiqem t’i telefonoj shefes, që, natyrisht, më injoron. E lashë në baltë, ç’i do fjalët!

Migdalia, lindur në Porto Rico por ardhur në Amerikë që fëmijë, më kishte prezantuar me ritmin amerikan të punës qysh ditën e parë – u turrej shkallëve me vrap e arrinte në zyrë duke dihatur, sikur jeta t’i varej pikërisht nga ato 10 sekonda që kursente! Të gjithë punonin, por jo si Midgalia – mbase i kishte akoma në sy prindërit e saj të strapacuar, emigrantë sefte. Ndoshta dhe unë i sillja ndërmend mamanë e sapoardhur në Amerikë me dy fëmijë të vegjël, 30 vjet më parë. Kur i thashë se më duhej një punë tjetër për të plotësuar të ardhurat, më tregoi se 25% të rrogës m’a vilte agjensia e punësimit, prandaj duhej ta mbaja lart pazarin. “Do kesh nevojë për referencë – jepu numrin tim.” Medet, tani e mori lumi punën dhe referencën!

Billi, pronari i apartamentit, punonte në katin e parë. Një ditë, pasi u përshëndetëm, më pyeti nëse kisha gjetur punë. I tregova se isha akoma në kërkim. Premtoi se do fliste me gruan, Barbarën, e cila kish punuar dikur në seksionin e arsimit. Hallin e kishte të sigurohej që do të qemë në gjendje t’i paguanim qeranë. S’kaloi java dhe xërr telefoni – më kërkonin për intervistë. Clifton ishte në krizë për mësues dhe intervistave ua kisha marrë dorën që në Tiranë, kështu që puna doli më shpejt nga ç’e prisja. Një mëngjes tetori, Kreshniku më zgjati telefonin që ra pa gdhirë mirë. Një zë i prerë gruaje më pyeti nëse isha e lirë të zëvendësoja një mësuese në shkollën 11. Për fat, shkolla qe në komshillëkun tim, 5 minuta me këmbë. Pranova menjëherë dhe nisa të vishesha me ngut. Apartamenti u ndez nga gëzimi, fëmijët s’po u besonin veshëve – mami im mësuese? E vogla, sypërlotur e faqeprush, më thotë: “Ma, dy porosi ke nga unë: së pari, buzëqesh. Së dyti, leri fëmijët të shkojnë në banjë.” Mësueseve në Shqipëri u qe fikur buzëqeshja nga hallet, por ama zemrën ia kishin dhënë me vete çupës – muajt e parë s’pushonte së qari për zysh Mirjamin. Porosinë e dytë e kish nga halli – pinte ujë vazhdimisht dhe i duhej të bënte varavingo në banjë, por mësuesja ia jepte lejen me krëk.

Hyra në korridorin plot zhurmë të shkollës dhe në sekretari më drejtuan tek salla e mësuesve. U futa e ndrojtur, duke pyetur përreth – dikush më rrasi në dorë regjistrin e klasës 4C “kati i tretë, dera e fundit, djathtas!” Ngjita shkallët e hutuar dhe u gjenda në klasën plot kalamaj që loznin e bërtisnin në kupë të qiellit. E ndjenë që dikush hyri, kthyen kokat, më matën me sy lart e poshtë, dhe vetëtimthi shkëmbyen vështrimet “ia hodhëm sot, kemi gallatë!”

Zura të shfletoj planin mësimor, me shpresën që mësuesja mund të kishte lënë udhëzime. Keq puna – kush e dinte që do gdhihej e sëmurë? Papritur rrëmuja u ndërpre, nxënësit shkuan në bangat e tyre, dhe me dorën në gjoks iu bashkuan zërit impozant që dilte nga altoparlanti mbi derë. Si e harroi çupa porosinë numër 3, hymnin e flamurit? Sytë e nxënësve qenë ngulur mbi fytyrën që buzëqeshte e hutuar – atë minutë fati im u vulos.

Fillova me lëndën e leximit, kur, pa kaluar 5 minuta, një dorë ngrihet vrik përpjetë: “Mund të shkoj në banjë?” “Patjetër!” S’kaloi pak, dhe tjetri kërkoi të njëjtën gjë. Vëth në vesh porosinë, u dhashë leje 6-7 nxënësve, pa vënë re se asnjë s’po kthehej në klasë. Nga korridori zunë të vinin zëra e të qeshura, kur papritur u dëgjua një e bërtitur. Mësuesja e klasës në krah, pasi vuri përpara shejtanët e korridorit, hyri në klasë dhe i futi një të bërtitur nxënësve të mi që ia kishin shtruar muhabetit. Më hodhi një vështrim të xhindosur, ktheu majat nga thembrat, dhe u zhduk tek ëngjëjt e saj.

Mbylla derën, dhe u përpoqa të vazhdoja mësimin, por e kish marrë ferra uratën. Ja ku ia behu drejtori, një burrë i bëshëm që fytyra e djersitur i rrëfente mundimin e ngjitjes gjer në kat të tretë. Nxënësit e harruan shpejt xhindin tek klasa në krah, por hija e drejtorit qe e rëndë e i mbajti zap deri në fund të mësimit. Para se të tërhiqte derën, drejtori u kthye e më pa drejt në sy, për të më fiksuar një herë e mirë – dhe nuk më harroi. Atë vit i bëra telef shkollat e Cliftonit, plot 17, e s’lashë lëndë pa dhënë, nga klasa e parë në të tetën, por tek shkolla 11 s’shkela më – bën vaki që akoma e kam emrin në rreth të kuq…

Posti Mëparshëm

Publikohet studimi i shumëpritur, mësoni sekretet se si të negocioni pagën me një hile të thjeshtë dhe efikase

Posti tjetër

SHBA/ Një 12-vjeçare, merrë në çantën me libra, një pistoletë dhe me pas plagos 2 bashkëmoshatar dhe një punonjës sanitar

Të Ngjashme

Mevlan Shanaj për politikanët e censurës
Opinion

Mevlan Shanaj për politikanët e censurës

13 Shtator 2022, 21:21
A po i rikthehet bota normalitetit pas Covid-19?
Opinion

A po i rikthehet bota normalitetit pas Covid-19?

12 Shtator 2022, 19:19
Irani pranë bombës bërthamore, eksperti jep alarmin: Shtetet që rrezikohen
Opinion

Irani pranë bombës bërthamore, eksperti jep alarmin: Shtetet që rrezikohen

12 Shtator 2022, 11:11
Posti tjetër
SHBA/ Një 12-vjeçare, merrë në çantën me libra, një pistoletë dhe me pas plagos 2 bashkëmoshatar dhe një punonjës sanitar

SHBA/ Një 12-vjeçare, merrë në çantën me libra, një pistoletë dhe me pas plagos 2 bashkëmoshatar dhe një punonjës sanitar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

FOTO/ Të gjitha të fshehtat e marrëdhënies së ndërlikuar mes Mbretëreshës Elizabeth dhe Princeshës Diana

Sulme me thikë në Kanada/ Të paktë 10 persona të vrarë, autorët ende në arrati! Autoritetet këshillojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi

‘Bllokoi fillimin e negociatave’/ Bullgaria kritika Ramës: Sjellje e pahijshme e një kryeministri të një vendi kandidat për në BE

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr