Princ Harry dhe Megan Markle kanë ngjallur reagime të ashpra në rrjet për promovimin e racizmit ndaj ngjyrës së lëkurës.
Ka qënë angazhimi i tyre me Procter & Gamble (P&G), prodhues i linjës të lëkurës dhe kremave, dhe efekti që këto produkte kanë, që ka bërë të akuzohen si promovues të racizmit ndaj ngjyrës së lëkurës.
Ka qënë një ish-ekzekutiv i Procter & Gamble, i cili ka deklaruar se Meghan ka folur shumë rreth racizmit, ndërkohë që vet është duke “ promovuar” racizmin. Sipas tij ky bashkëpunim bie në kundërshtim me deklaratën e Meghan-it në, e cila akuzoi familjen Mbretërore për racizëm.
Së fundmi, Harry ka bërë të tjera deklarata të forta për familjen e tij. Në një intervistë për Dax Shepard, ish-duka i Sussex ka zbuluar të tjera detaje nga jeta e tij dhe pse vendosi të largohej përfundimisht nga pallati mbretëror.
Harry e krahasoi jetën e tij në pallatin mbretëror me filmin “The Truman Shoë”, ku e gjithë jeta e tij është një spektakël televiziv. Harry tregoi se vendosi të zhvendosej në Kaliforni me familjen e tij për t’i dhënë fund ciklit të dhimbjes që ai ka vuajtur vetë si pjesëtarë i familjes mbretërore dhe se duhej ta ndryshonte këtë gjë për fëmijët e tij.