Manchester Cyti në finalen Champions League, që do të zhvillohet më 29 maj, do të kenë përballë një tjetër ekip anglez, Chelsean. Ndërkohë “Cytizens” kanë njoftuar se pronari i klubit, sheiku Mansour do ta financojë udhëtimin e tifozëve për në Porto.
UEFA ka njoftuar, se për secilin ekip finalist, janë rezervuar vende për nga 6000 tifozë, të cilët do të lejohen të jenë të pranishëm në stadiumin “Dragao” të Portos.
“I vetëdijshëm se si pandemia ka prekur të gjithë tifozët e Manchester City dhe ka shkaktuar një rritje në kostot e udhëtimit, sheiku Mansour është përpjekur të heqë pengesën më të rëndësishme financiare për tifozët, që do të marrin pjesë në finale,”- shkruhet në njoftimin e klubit të Cytit.
Shpenzimet e tifozëve të “Cytizens” do të mbulohen nga “bosi” i klubit, sheiku Mansour, i cili kërkon të rrëmbejë edhe këtë trofe të munguar. Manchester City tashmë është shpallur kampion i Premier League.