Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken do të vizitojë Izraelin dhe autoritetin palestinez në Bregun Perëndimor të mërkurën dhe të enjten si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të konsoliduar armëpushimin në Gaza, i tha një burim Associated Press.
Zyrtarët amerikanë, izraelitë dhe palestinezë nuk kanë publikuar itinerarin e plotë të Blinken.
Departamenti i Shtetit njoftoi të enjten vizitën e Sekretarit të Shtetit të SHBA, duke thënë se “ajo do të ketë në qendër përpjekjet e rimëkëmbjes dhe bashkëpunimin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për izraelitët dhe palestinezët”.
Udhëtimi i Blinken në Lindjen e Mesme do të përfshijë një vizitë edhe në Egjipt, i cili ndërmjetësoi një armëpushim në Gaza midis Izraelit dhe luftëtarëve palestinezë të Hamasit.
Lufta 11 ditë mes Izraelit dhe Hamasit u morën jetën mbi 200 palestinezëve mes tyre 56 fëmijë, ndërsa Tel Avivi njoftoi për 11 humbje jete.