E Premte, Shtator 29, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?

10 Prill 2023, 4:20
in Kryesore, Rajoni dhe Bota
Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Bastisjet e policisë izraelite në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, kanë shkaktuar reagime të forta te besimtarët myslimanë. Por përse në këtë vend të shenjtë shpeshherë ndodhin ngjarje të dhunshme?

Xhamia AL-Aksa

Al-Aksa shtrihet në zemër të qytetit të vjetër të Jerusalemit në një kodër të njohur për hebrenjtë si Har ha-Bayit ose Mali i Tempullit, dhe për myslimanët si al-Haram al-Sharif.

Myslimanët e konsiderojnë këtë vend si vendin e tretë më të shenjtë në Islam, pas Mekës dhe Medinës. Al-Aksa është emri i dhënë për të gjithë kompleksin, si dhe është shtëpia e dy simboleve të shenjta myslimane: Kupola e Shkëmbit dhe Xhamia Al-Aksa, e njohur gjithashtu si Xhamia Qibli, ndërtuar në shekullin e 8-të pas Krishtit.

Kompleksi ka pamje nga Muri Perëndimor, një vend i shenjtë lutjesh për hebrenjtë. Hebrenjtë besojnë se mbreti biblik Solomon ndërtoi tempullin e parë atje 3000 vjet më parë. Një tempull i dytë u shkatërrua nga romakët në vitin 70 pas Krishtit.

Izraeli e pushtoi vendin në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967 dhe e aneksoi atë me pjesën tjetër të Jerusalemit Lindor dhe pjesëve fqinje të Bregut Perëndimor në një lëvizje që nuk njihet ndërkombëtarisht.

Pse është AL-Aksa një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?

Kompleksi Al-Aksa ka qenë prej kohësh një pikë e nxehtë e dhunës vdekjeprurëse mbi çështjet e sovranitetit dhe fesë në Jerusalem.

Sipas një marrëveshje që ruan paqen në zonë, jomyslimanët mund të vizitojnë këtë vend, por vetëm myslimanët lejohen të adhurojnë e të falen brenda në kompleksin e xhamisë.

Mirëpo vizitorët hebrenj kanë filluar të luten hapur në këtë vend, në kundërshtim me rregullat dhe kufizimet izraelite për aksesin e besimtarëve myslimanë. Kjo ka çuar në protesta dhe shpërthime dhune.

Përplasjet në atë vend në vitin 2021 kontribuuan në fillimin e një lufte 10-ditore me Gazën. Në vitin 2000, politikani izraelit Ariel Sharon, në atë kohë lider i opozitës, udhëhoqi një grup ligjvënësish izraelitë në kompleksin Temple Mount/al-Haram al-Sharif. Palestinezët protestuan dhe pati përleshje të dhunshme që u përshkallëzuan shpejt në kryengritjen e dytë palestineze, e njohur gjithashtu si Intifada Al-Aksa.

Posti Mëparshëm

Rusia vret babë e bijë/ Medvedev: Ukraina do të zhduket, askush nuk ka nevojë për të

Posti tjetër

Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy

Të Ngjashme

Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë/ Kapiteni braktis mjetin e lundrimit
Kryesore

Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë/ Kapiteni braktis mjetin e lundrimit

10 Prill 2023, 4:31
Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy
Kryesore

Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy

10 Prill 2023, 4:22
Rusia vret babë e bijë/ Medvedev: Ukraina do të zhduket, askush nuk ka nevojë për të
Kryesore

Rusia vret babë e bijë/ Medvedev: Ukraina do të zhduket, askush nuk ka nevojë për të

10 Prill 2023, 4:19
Posti tjetër
Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy

Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

FOTO/ Kush është njeriu që ka “stresuar” miliarderët e botës, Elon Musk, Bill Gates e Jeff Bezos

FOTO/ Shkëmbi i kuq që “ngrihet nga hiçi” dhe ishulli Kangur, dy vendet që duhet t’i vizitoni patjetër

Rusia akuzon zyrtarisht gazetarin amerikan për spiunazh

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr