Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar qëndrimin e presidentit Ilir Meta të bërë publik ditën e sotme në lidhje me vendimin e DASH për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një postim në rrjetet sociale, teksa ndan me miqtë e tij qëndrimin e Ilir Metës, Hoxha e paralajmëron që të bëjë kujdes me fjalët pasi mund ti përdoren në proces gjyqësor në të ardhmen. Gazetari thotë se ushtarët amerikanë do të bëjnë një stërvitje force sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shumë pranë zyrës së tij, ndërsa në Shqipëri do të lenë dhuratë një pajisje për kërkim floriri. “Prandaj si banore i kompleksit luksoz ne Gjirin e Lalzit, ben mire ti informosh edhe komshinjte, qe te hedhin ne det gjithçka qe kane groposur poshte rrenjeve te atij ullirit 300 vjeçar”,-shkruan me ironi Hoxha.
KOMENTI I PLOTË I ARTAN HOXHËS:
Shkelqesi, çdo fjale qe do thuash nga ky moment, do te perdoret kunder teje ne proçes…
Me ne fund, Shkelqesia e tij u be i gjalle dhe foli… Foli hapur, por foli keq..
Foli ashtu si di ai, per “fleterrufe” amerikane, per “akt te shemtuar, te pabese dhe te poshter”, nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kunder Berishes, familjes se tij dhe aleateve te tij…Shkelqesi, nese nje kopje e “fleterrufese” amerikane te ka ardhur per momentin poshte deres, ben mire qe flet. Por bej kujdes, ti e di keshillen qe sherifi amerikane te thote, ndersa te hedh hekurat: “Çdo fjale qe do te thuash nga ky moment, do te perdoret kunder teje ne proçesin gjyqesor”… Deri diten kur SHERIFF-i te vendos te ta ngjis “fleterrufene” ne shtylle, ke kohe te porositesh nje pale breke çeliku, se ato prej hekuri nuk te bejne pune… Sot Marinsat Amerikane do te bejne nje demostrim force ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”, fiks para zyres tende… Nese do ti pershendesesh me dore nga dritarja, apo do te dalesh ti nderosh ushtarakisht te vendroja e ushtarit te gardes, kjo eshte pune per ty…
Per kuriozitet, Marinsat kane sjelle me vete nje paisje te fuqishme per te kerkuar metalet e renda si floriri.Kam marre vesh se kur te largohem, nuk do ta marrin me vete, por do tia lene si dhurate Byrose Kombetare te Hetimit(BKH)… Prandaj si banore i kompleksit luksoz ne Gjirin e Lalzit, ben mire ti informosh edhe komshinjte, qe te hedhin ne det gjithçka qe kane groposur poshte rrenjeve te atij ullirit 300 vjeçar… Shkelqesi, derisa “fleterrufeja” per ty te ngjitet ne shtylle, ke ende pak kohe per te lehtesuar poziten tende.
I tregon ose jo “shoket” ne kete beteje kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes, aleatit dhe mbrojtesit me te madh ne planet te Kombit Shqiptar, kjo eshte pune per ty…
Meqe eshte fundjave dhe ti zakonisht e kalon ne Gjirin e Lalzit, bej te fala komshiut, komshies dhe familjes se tyre… Abaz Aliu, atje ne majen e malit te shenjte te Tomorrit, te marrte me sy te mire… Paç fat, Shkelqesi….