Prodhuesit e vaksinave kundër Covid-19 Pfizer / BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson, gjatë konferencës së G20 deklaruan se do të sigurojnë çmim të reduktuar për 3.5 miliardë doza për vendet e varfra në 2021 dhe 2022.
Rreth 1.3 miliard doza do të dorëzohen këtë vit, ndërsa pjesa tjetër në 2022. Pfizer do të sigurojë 2 miliard doza, Moderna “deri në” 995 milion dhe Johnson & Johnson “deri në 500 milion”.
Gjithashtu Bashkimi Europian njoftoi në fillim të konferencës se do të siguronte 100 milion doza.
“Të gjithë, kudo, duhet të kenë qasje në vaksina,” tha Ursula von der Leyen.
Qasja ndaj vaksinave, solidariteti ndërkombëtar dhe parandalimi i pandemisë në të ardhmen ishin në fokusi i Konferencës së G20, me pjesëmarrjen e Komisionit Europian, vendeve afrikane dhe aziatike, si dhe të 12 organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve private.