Kore, shfaqje pyro-teknike dhe mbështetje për Milanin. Mbrëmjen e kaluar tifozët sidomos tifo-grupi “Curva Sud” u mblodhën për të falënderuar klubin kuqezi për sezonin që zhvilloi, dhe në veçanti rikthimin në Champions League.
Qendra stërvitore u ndriçua falë lojës së dritave me të cilat ultrasit kompozuan fjalën “AC Milan është kthyer”. Paolo Maldini dhe Frederic Massara u larguan nga Casa Milan për të falënderuar tifozët.Drejtori i Milanit,Paolo Maldini, u foli tifozëve: Faleminderit djem për mbështetjen tuaj gjatë viteve, unë mund ta them atë si lojtar dhe gjithashtu si menaxher.
Të kesh arritur në Champions League nuk është një pikë e mbërritjes, por një pikënisje. Ka pasur momente të vështira dhe do të ketë edhe më shumë, por ne u përballëm me ta në mënyrën e duhur. Ne jemi Milan, duhet të jemi protagonistë”.
View this post on Instagram