12 muaj largësi por palët mund të gjejnë gjuhën e përbashkët. Buzëqeshja është rikthyer mes Juventusit dhe Paulo Dybala. Pas një viti diskutimesh në lidhje me rinovimin e kontratës, lojtari argjentinas është më i sigurt se është ende një lojtar i Juventusit.
Në epokën e Paraticit kontrata e Dybala-s ishte kthyer në telenovelë, tani me ardhjen e Allegrit duket se lojtari ka pranuar të rinovojë me skuadrës. Klubi bardhezi do t’i ofrojë lojtarit 10 milion në vit plus bonuse.
Argjentinasi tani është me pushime në Cordoba me partneren, Oriana Sabatini dhe pret një sinjal nga klubi për të filluar negociatat me agjentin e tij: Jorge Autun.