Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pire të Greqisë ku një makinë ra në det dhe shoferi humbi jetën.
Sipas informacioneve të para, makina u përplas në portën E2, ku anijet nisen për në Kretë. Autoritetet u njoftuan nga një shofer që po kalonte, i cili pa makinën duke rënë në det. Në makinë nuk kishte asnjë udhëtar tjetër.
Thuhet se viktima është një 65-vjeçar i identifikuar si Mario, u transportua në spital ku fatkeqësisht u shpall i vdekur.
Një anije e Rojës Bregdetare dhe një ekip nga Njësia e Misioneve nëndetëse nxituan në vend për të kryer hetime, ndërsa shkaqet e rrëzimit po hetohen.