Këngëtarja Jennifer Lopez dhe aktori Ben Affleck duket se po shijojnë rikthimin e dashurisë.
Mbrëmjen e djeshme ata janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit të përqafuar pas një darke romantike.
Të dy ata mbërritën bashkë në restorant me makinën e Affleck, ndërkohë që në sediljen mbrapa dukej se ishte ulur dhe një person i tretë.
“Ben i mbante duart rreth Jennifer gjatë darkës dhe nuk kishte fare turp që po shfaqeshin aq të afërt me njëri-tjetrin. Ai dukej shumë mirë dhe shumë i lumtur. ”- ka thënë një person që ishte dëshmitar.
Para disa ditësh Lopez është fotografuar me një ish-partner tjetër, Marc Antony me të cilin ajo ka dy fëmijët binjake. Ata u fotografuan teksa drekonin në Miami.