Stresi nuk mundet që t’ju kthejë përgjigje fansave të tij dhe për këtë gjë u ka dhënë një sqarim të gjithë atyre që i kanë shkruar.
Nëpërmjet një videoje në “InstaStory” ai është shprehur se Instagrami i tij është bllokuar, nga Ambasada Amerikane në Shqipëri dhe se do të zhbllokohet me datë 12 të këtij muaji.
“Juve që më keni shkruar në Instragram, është e pamundur tu kthej përgjigje se ma kanë bllokuar deri me datë 12, Ambasada amerikane e Shqipërisë më ka bërë report për zonjën Kimete, Kim, nuk është problem. Ju kërkoj ndjesë, deri me datë 12.06 nuk mundem që t’u përgjigjem”, ka thënë Stresi.
Arsyeja se përse reperit iu është bllokuar Instagrami nuk bëhet e ditur, mirëpo ai ia vë fajin ambasadës amerikane.