Nga një Jennifer në tjetrën! Dhe nga një aktore në tjetrën. Ben Affleck është rikthyer në krahët e JLo pas shumë vitesh ndarje, po çfarë mendimi ka Garner për vendimin e ish-bashkëshortit.
Sipas një burimi, çifti kanë aprovimin e Garner për lidhjen e tyre.
“Jennifer Lopez ka vulën e aprovimit të Jennifer Garner. JLo mendon se Garner është e sjellshme, e mrekullueshme dhe një nënë e mahnitshme.”
Jennifer Garner dhe aktori u martuan në vitin 2005 dhe u ndanë 10 vite më pas, në 2015. Ish-çifti finalizuan divorcin e tyre në 2018. Ata janë prindër të tre fëmijëve, Violet, 15-vjeçe, Seraphina, 12 dhe Samuel, 9 vjeç.
Përpara se Garner dhe Affleck të nisnin një lidhje, aktori ka qenë i fejuar me Lopez, nga viti 2002 deri në 2004.
Ndërkohë vetëm një muaj më parë nisën të qarkullonin lajmet se dyshja ishin rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.
“Jen dhe Ben janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin,”– tha një tjetër burim në atë kohë.
Ndërkohë që Affleck është martuar vetëm një herë, Lopez ka shkuar drejt altarit tre herë.
Ajo u martua me Ojani Noa nga 1997 në 1998, me Cris Judd nga 2001 në 2003 dhe Marc Anthony nga 2004 në 2014.
Këngëtarja dhe Marc Anthony janë prindër të binjakëve 13-vjeçarë Emme dhe Max.
Pak kohë përpara se të ribashkohej me Affleck, Lopez i dha fund fejesës me Alex Rodriguez.
“Alex është akoma shumë i hidhëruar dhe mërzitur”- shtoi një tjetër burim. “Është hera e parë që dikush ndahet me të në këtë mënyrë, të paktën publikisht.”
Ish-çifti njoftuan ndarjen e tyre në mes të muajit prill përmes një deklarate të përbashkët.
“Kemi kuptuar se jemi miq të mirë dhe shpresoj të mbetemi të tillë,”– thanë Lopez dhe Rodriguez. “Do vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset e projektet tona të përbashkëta. Ne i urojmë më të mirën për njëri-tjetrin dhe fëmijëve tanë.”