Policia e Shtetit zhvilloi mesditën e sotme një operacion në Portin e Durrësit, ku po kryhet kontroll në një automjet të tonazhit të rëndë në terminalin e trageteve.
Paraprakisht dyshohet se brenda kamionit është gjetur një sasi kokaine. Nga peshimi i kokainës raportohet se deri tani është peshuar mbi 150 kg kokainë nga gjurmët e skanerit në konteiner.
Në pikën e posaçme të kontrollit, ka funksionarë të lartë të policisë. Deri më tani janë shoqëruar në ambientet e policisë edhe 2 persona