Ai ishte një nga të paktët që shpëtoi sezonin e Juventusit dhe zhvilloi paraqitje dinjitoze, tani sytë e botës janë të gjithë tek ai. Pas suksesit me Italinë, Federico Chiesa është më i kërkuari në merkato.
Bayern Munich ka vendosur 80 milionë euro në pjatë por që është refuzuar kategorikisht nga klubi bardhezi, pas gjermanëve ishte Chelsea që paraqiti 100 milionë, por edhe këtë herë bardhezinjë nuk janë gati që ta shesin xhevahirin e tyre.
Në të vërtetë, në këtë pikë ai me të vërtetë duket të jetë i vetmi i paprekshëm në fazën e sulmit, sepse, pavarësisht nëse arrijnë oferta të mira, Dybala dhe Cristiano Ronaldo do të shiteshin pa u penduar nga drejtuesit.