Pas një gjysmë sezoni ku më shumë qëndroi në bankinë, Ernest Muçi startoi sezonin e ri në Poloni si titullarë, jo vetëm kaq për sulmuesi kuqezi realizojë një super gol për Legia në sfidën kundër Wisla. Në minutën e 28-të, me një aksion personal, Muçi arriti të zhbllokojë rezultatin me një ekzekutim nga distanca. Në fund goli i Muçi rezultoi një trepikësh duke dhënë Legias fitoren në sfidën e parë të sezonit. Trajneri i Legias, Çezlav Mishniuiçz, në konferencën për shtyp pas ndeshjes vlerësoi maksimalisht perfomancën e Muçit, duke thënë se hoqi syzet dhe fërkoi sytë pasi nuk po e besonte realizimin e shqiptarit.
”Ne arritëm të fitonim pas një goli të bukur të Ernest Muçit. Ishte shumë i rëndësishëm ky gol për të. Ky djalë tregon shumë në stërvitje, dhe nuk a ka gjithmonë mundësinë ta paraqesë në ndeshje. Mund të jetë një pikë kthese për të.
Isha shumë i lumtur pas golit të Muçit. Unë me vetëdije të plotë vrapova dhe hoqa syzet, duke fërkuar sytë me habi. Ai shënon gola të tillë në stërvitje dhe unë jam i kënaqur që e gjithë Polonia pa një gol të tillë sot. Ju e shihni se Ernest kujdeset shumë për të bërë paraqitje të mira në skuadër. Sot, ky futbollist ndihet si një person i rëndësishëm në ekip”, tha trajneri i Legias.