Një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë në maternitetin në Tiranë. Policia bën me dije se vdekja e foshnjes ka ardhur, dyshohet si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Grupi hetimor i policisë ka nisur punën për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, teksa edhe Prokuroria e kryeqytetit ka nisur gjithashtu hetimet.
Njoftimi nga Policia e Tiranës, paraprake:
Më datë 28.07.2021, rreth orës 00:40, në maternitet, një foshnje e porsalindur dyshohet se si pasojë e përkeqësimit të shëndetit ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën me veprimet për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.