Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, si dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të takohen sot dhe nesër në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal.
Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se liderët pritet të marrin pjesë në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal të organizuar nga Odat Ekonomike të Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.
Po ashtu thuhet se bisedimet pritet të përqendrohen edhe në iniciativën e “Shengenit Rajonal”. Kujtojmë që tre liderët zhvilluan një javë më parë një takim online në kuadër të përgatitjeve për Forumin.