Prej një jave Vlora e rrethuar nga zjarri! Vijojnë që të digjen qindra hektarë pyje në Tragjas dhe Karaburun! Asnjë ndërhyrje nga ajri, punonjësit ‘luftojnë’ me mjete rrethanore
Vatrat e zjarrit janë riaktivizuar sërish në Tragjas dhe në Gadishullin e Karaburunit në Vlorë, ku flakët po përpijnë disa hektarë pyje dhe kullota.
Forcat Zjarrfikëse të qytetit të Vlorës janë nisur drejt vatrave të zjarrit për të bërë shuarjen e tyre. Siç vihet re nga pamjet, punonjësit po luftojnë me mjete rrethanore dhe në kushte mjaft të vështira që të vënë në kontroll vatrat e zjarrit.
Deri tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri me helikopetar për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve. Pas dy ditësh vënie nën kontroll nga zjarrfikësit, zjarri u riaktvizua sërish në Tragjas, nga era, ndërsa flakët po djegin kreshtën e malit.