Ka filluar pak më parë seanca e rradhës së Kuvendit të Kosovës, ku si rend dite ishte miratimi i disa pikave të vendosura në seancën e kaluar.
Në vijim të saj, deputetët e kuvendit nuk kanë miratuar rezolutën për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, që u arrit më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington.
Rezoluta e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës është votuar vetëm nga 24 deputetë, ndërsa 57 abstenuan. Në mesin e deputetëve që abstenuan ishin edhe atë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Rezoluta i bënte thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatonte këtë marrëveshje që përkrahet edhe nga Administrata Biden dhe të përgatiste një plan-veprim që do t’i dorëzohej Kuvendit të Kosovës. Debati për këtë rezolutë ishte zhvilluar më 7 korrik.
Marrëveshja e Uashingtonit u nënshkrua nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në prani të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.