Moment magjik për Jorginhon. Pasi fitoi Champions League dhe kampionatin Europian, mesfushori i Chelseat shton Superkupën e Europës për klube në palmaresin e tij. Në fakt, askush para tij nuk kishte arritur të pushtonte tre trofetë si protagonist në të njëjtin vit duke luajtur të gjitha finalet.
Një rezultat i çmendur, i cili në fakt e vendos mesfushorin në krye të listës së kandidatëve për Topin e Artë. Lojtari tani ka ambicie. “Pas kaq shumë trofeve, është normale të mendoj më shumë”. Messi, Ronaldo, Neymar, Lewandowski dhe De Bruyne janë të paralajmëruar. Këtë vit njeriu për t’u mundur është Jorginho.jorgino