Sikur të mos mjaftonin polemikat që e shoqëruan përpara ndeshjes së parë të kampionatit në “Dacia Arena” ndaj Udinezes, tani Ronaldo e pëson duke u dëmtuar.
Një alarm në shtëpinë e Juventusit, ku ylli portugez ka pësuar një dëmtim në krahun e majtë pas një dyluftimi në stërvitje me Aleks Sandron.
Luzitani lë përgjysmë stërvitjen dhe është shoqëruar nga stafi bardhezi të cilët do të vlerësojnë gjatë orëve në vijim.
Një alarm për bardhezinjtë e Juventusit duke parë se përveç sfidës në fundjavë ndaj Empolit, pas pauzës së kombëtareve Juventusi do të ndeshet ndaj Napolit dhe Milanit.