Një fotografi sa emocionuese aq edhe prekëse e një vogëlusheje që prek tokën belge pasi u largua nga Afganistani, është bërë virale në rrjet.
Sipas BBC, fotografia është bërë në aeroportin ushtarak Melsbroek pranë Brukselit të mërkurën, ku vajza dhe familja e saj ishin në mesin e një grupi prej rreth 1,400 personash të cilët Belgjika i evakuoi nga Kabuli pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Afganistani.
“Kjo është ajo që ndodh kur mbroni refugjatët. Mirësevjen në Belgjikë, vajzë e vogël!”.-ka shkruar ish-kryeministri belg Guy Verhofstadt, një nga shumë që shpërndau foton, në Twitter.
Ndërkohë Belgjika pezulloi evakuimet pasi burimet e inteligjencës paralajmëruan për një sulm terrorist të afërt në aeroportin e Kabulit.